TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Frroku, për rigjykim nuk është miratuar. Ku vendim është marrë me katër vota pro dhe dy kundër
Në këtë mënyrë, Arben Frroku do të duhet të vuaj dënimin, duke iu hequr e drejta, për një rigjykim. Pas kësaj faze, e vetmja rrugë për të cilën Frroku do të mund të shpresojë, është Gjykata e Strazburgut. Të paktën kështu është shprehur mbrojtja e tij.
Frroku u deklarua fajtor për vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamajt, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”.
Gjatë gjykimit në të trija shkallët ai ka mohuar akuzën, por provat e depozituara nga prokuroria nuk i dhanë asnjë shpresë. Avokatët pretendonin se gjatë procesit kishte pasur shkelje të rënda./TPZ.AL