AKTUALITET, 18 Janar 2018, 14:35

Trump mohon deklaratën e shefit të kabinetit: Muri me Meksikën do të ndërtohet!

Trump mohon deklaratën e shefit të kabinetit: Muri me Meksikën do

Presidenti Donald Trump, ka kundërshtuar deklaratën e shefit të tij të kabinetit, se administrata nuk do të angazhohet në ndërtimin e murit me Meksikën. Trump ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se muri do të ndërtohet.

Trump tha se mendimi i tij për murin, "nuk ka ndryshuar dhe nuk ka evoluar që prej ditës kur ai bëri premtimin".

Shefi i kabinetit të presidentit, John Kelly, u shpreh më herët se presidenti është nxituar në premtimin e tij për ndërtimin e murit. Por, Presidenti duket se nuk ka qenë dakord me këtë deklaratë.

Kjo nuk është hera e parë që nga administrata Trump, vijnë sinjale kontraditore.

/TPZ.AL/