AKTUALITET, 18 Janar 2018, 11:28

Zhduket një 53 vjeçar në Vlorë, dyshohet se është mbytur në Kraburun

Zhduket një 53 vjeçar në Vlorë, dyshohet se

Policia e Vlorës njoftoi mëngjesin e kësaj të enjte se një person dyshohet të jetë mbytur në Karaburun të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se 53-vjeçari A.Gjergji, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi ka rezultuar i humbur nga familjarët të cilët kanë bërë denoncim në polici.

Policia  ka  nisur kërkimet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit.

Ka qenë shoku i viktimës ai që i ka thënë policisë se ai së bashku me Gjergjin kanë qenë në një varkë dhe ai ka mundur të shpëtojë, ndërsa 53-vjeçari ra nga varka dhe  e morën dallgët. Policia dhe polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 53-vjeçarit.