AKTUALITET, 18 Janar 2018, 12:29

Edhe një tjetër ditë pushimi për administratën, e propozoi Ministria e Kulturës

Edhe një tjetër ditë pushimi për administratën, e

Një tjetër ditë pushimi më shumë për administratën publike, shkollat dhe kopshtet. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, pas propozimit të bërë nga Ministria e Kulturës.

Përfaqësuesi i kësaj minisrie, Endri Zerva propozoi  që data 5 shtator, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet.

Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori./TPZ.AL