TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e tritolit në një pikë inertesh në kryeqytet, por Klajdi Gjeçi, rezulton të jetë njëkohësisht dhe një nga miqtë e ngushtë të Emiljano Shullazit. Policia e Tiranë e ka pasur këtë emër të skeduar. Por jo vetëm kaq. Ka qenë i kërkuar dhe dënuar disa herë nga drejtësia për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Gjeçi i ka shpëtuar për mrekulli deri tani drejtësisë. Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e vendosjes së eksplozivit, gjithsesi policia ka zbardhur disa nga ngjarjet ku ka qenë i përfshirë, Gjeçi, miku i Shullazit.
Më poshtë janë disa prej ngjarjeve ku është i përfshirë Klajdi Gjeçi:
Klajdi Gjeçin i cili u mor peng në 23 dhjetor 2015 nga 3 persona dhe u lirua pas disa orësh nga patrulla "Shqiponja" e cila po ashtu arrestoi edhe dy autorë të dyshuar të pengmarrjes.
Por Gjeçi nga ana e tij, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ka qenë i proceduar penalisht për dy vepra penale "armëmbajtje pa leje" në vitin 2012 dhe "plagosje e rëndë" në vitin 2015. Por në të dyja këto raste Gjeçi është lënë i lirë nga gjykata.
Në dhjetor të vitit vitin 2012, Gjeçi u arrestua për armëmbajte pa leje, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet dhe iu bllokua një armë zjarri pa leje pistoletë. Kontrolli u krye në bazë të dyshimeve të policisë, pasi Gjeçi hetohej se kishte gisht në vendosjen e eksplozivit në banesën e zv/drejtorit të policisë së Tiranës, më 8 dhjetor 2011.
Ai dyshohet se është i përfshirë, si pjesë e grupit të Shullazit. Kjo pasi Shullazi ishte ndaluar dhe proceduar disa herë nga policia gjatë asaj periudhe. Pavarësisht se në banesën e Gjeçit, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, Gjeçi u lirua.
Ndërkohë në datë 15 maj 2015 Gjeçi u akuzua për plagosje të rëndë të Enton Nushajt. Por edhe këtë herë Gjeçi u la i lirë pasi 4 muaj më vonë i dëmtuari tërhoqi padinë ndaj tij, duke deklaruar se mosmarrëveshjet mes tyre ishin sheshuar.
Edhe në këtë rast vendimi duket i çuditshëm, pasi rastet e plagosjes apo krimet ndaj jetës nuk ndiqen me heqje dorë por ndiqen kryesisht nga organet e hetimit dhe të procedimit penal./TPZ.AL