TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia ka rastin e rilindjes, madje duke hyrë në histori si fituesja e parë e Nations League, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Të mërkurën e 24 janarit hidhet në Lozanë shorti i grupeve të këtij kompeticioni, faza finale e të cilit luhet në verën e 2019-ës. Kuqezinjtë do të mësojnë kundërshtarët mesjavën e ardhshme, por si funksionon kompeticioni.
Në shtator fillojnë ndeshjet e një turneu të përafërt me atë të klubeve për nga filozofia, struktura dhe koha. Pak a shumë, është si një Champions për kombëtaret: grupe, eliminime dfirekte dhe finalja. Giorgio Marchetti, zv/sekretari i UEFA-s dhe drejtori i kompeticioneve, shpjegon gjithçka:
“Duhej një kalendar ndërkombëtar, sepse kishte shumë data të lira. Menduam t’i transformojmë disa miqësore në ndeshje zyrtare, me më shumë interes sportiv dhe ekonomik. Miqësoret nuk zhduken, por janë më pak. Për skuadrat e mëdha është e lehtë të luajnë miqësore, jo për të voglat.
Nuk është shumë e komplikuar. 55 kombëtare europiane ndahen në 4 seri dhe çdo seri ka 4 grupe. Fitueset e 4 grupeve kualifikohen dhe në fund fitueset e grupeve të nivelit të parë luajnë turneun në një fazë finale.
Kualifikueset e Europianit nuk fillojnë më në shtator, por në mars, pas grupeve të Nations League. Shorti i 10 grupeve për kualifikueset e Europianit do të bëhet pikërish në bazë të rezultateve të Nations League. 10 të para do të jenë në vazon e parë. Pastaj, 2 të fundit e serisë A dhe 8 të parat e serisë B, në vazdon e dytë. E kështu me radhë.
Pas grupeve kualifikuese përcaktohen 20 vende për Europianin dhe për 4 vendet që mbeten do të shihet klasifikimi i Nations League. Katër më të mirat e çdo serie, që nuk janë kualifikuar, do të bëjnë ndeshje shtesë.
Do të ketë më shumë spektakël. Është pak a shumë si kompeticionet e kluebeve, një turne i madh me grupe, eliminim direkt dhe finale. Ka interes edhe për shitjen e të drejtave televizive për trevjeçarin 2018-21. Nga viti 2018 do të jetë UEFA që do të menaxhojë paketën e të drejtës televizive për të gjitha ndeshjet e kombëtareve europiane: Nations, kualifikuese europiani dhe botërori, si dhe miqësoret. Janë më shumë se 2 mijë ndeshje me vlerën e 2 miliardë eurove në 4 vjet.