AKTUALITET, 18 Janar 2018, 13:40

Viti i Skënderbeut, Meta: Qëndresa e tij solli mbijetesën tonë si komb

Viti i Skënderbeut, Meta: Qëndresa e tij solli mbijetesën

Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në aktivitetin përmbyllës mbajtur me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti.

Teksa foli para të pranishmëve Meta tha se ky vit të jetë një vit drejt integrimit tonë si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.

“Qëndresa e Skënderbeut solli mbijetesën tonë si komb. Ju arbëreshët e Skënderbeut, vëllezërit tanë arbëreshë që jeton në Kalabri e Sicili e deri në Argjentinë meritonin një nderim të veçantë. Ju e mbajtët të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit. Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë. Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit,”- tha presidenti Meta gjatë kësaj ceremonie.