AKTUALITET, 18 Janar 2018, 13:33

Kryemadhi letër Lu e Vlahutin, flet për pasoja të rënda: Koha i dha të drejtë PD-së

Kryemadhi letër Lu e Vlahutin, flet për pasoja të rënda:

Ashtu sikundër e kishte paralajmëruar më herët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i ka nisur një letër  zyrtare Ambasadorit të SHBA-së Donald Lu, ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe përfaqësive diplomatike të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Një nga pikat kyçe për të cilën flitet në këtë letër është reforma në drejtësi, debati për të cilën ka vite që vazhdon dhe duket se tashmë është futur në një rrugë jo të lehtë.

‘Problemi më kritik vazhdon të mbetet impelmentimi i Reformës në Drejtësi. Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik. Moment i patolerueshëm përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i përgjithshëm i ministrit Tahiri)’, shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

‘Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtësisë do ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin. LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit të PD-së’, shkruan ajo.

‘Roli i ndërkombëtarëve shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike’, thuhet në letrën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi./TPZ.AL