TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë nga selia e kësaj partie, pas kërkesës së Partisë Socialiste, për ndryshimin e rregullores sa i përket heqjes së mandatit dhe arrestimin e deputetëve. Sipas Bashës, kryeministri po e kthen në ligj, mbrojtjen që i bëri Saimir Tahirit dhe se ky ndryshim nuk do të lejojë arrestimin e peshqve të mëdhenj. Basha thumboi edhe ambasadorin amerikan, i cili ka deklaruar se së shpejti në Shqipëri do të arrestohen peshqit e mëdhenj. Sipas Bashës, personat që prisnin arrestimin e këtyre peshqve të mëdhenj, do duhet të kënaqen vetëm me cironka.
"Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të peshqve të mëdhenj, tani do të kënaqen me cironka. Rama propozon që parlamenti të jetë gjykata. Kjo gjë e kthen SPAK-un në një NGO. Edi Rama po kthen në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahirin."
Basha e quajti propozimin e Partisë Socialiste, si zhbërjen e reformës në drejtësi.
"Me të gjitha këto akte që ka ndërmarrë deri sot, nuk po bën gjë tjetër veçse po zhbën reformën në drejtësi. Asnjë ministër apo deputet i korruptuar nuk do të dalë para drejtësisë, por do të mbrohet. PD do ta kundërshkojë fuqishëm këtë akt, i cili ka vetëm një synim, zhbërjen e reformës në drejtësi dhe që asnjë peshk i madh të mos dalë para gjykatës, por shqiptarët të kënaqen me cironka."
/TPZ.AL/
VIDEO: