TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një dalje për mediat akuzoi qeverinë Rama se po zapton drejtësinë, duke u bërë pengesë për hetimin e politikanëve. Duke marrë shkak nga propozimet e fundit të paraqitura nga PS për ndryshimin e rregullares së Kuvendit, Petrit Vasili tha se duket qartë që mazhoranca po merr masa të forta mbrojtëse në vijim për çështjen e ish -ministrit Saimir Tahiri, ku ajo u bë bllok për të ndaluar arrestimin.
Vasili tha se PS kërkon të krijojë një mburojë trë fortë për çdo çështje korruptive për pushtetarë të saj .
“Ajo kërkon që drejtësia të mos funksionojë për ta. Trumpetimi për disa vite me radhë nga kryeministri që kanë folur për frikëra, sot shihet qartë se kush janë ata që kanë frikë.
Pozicioni i LSI ka qenë i qartë dhe i përsëritur vazhdimisht. Asnjë pengesë për drëjtësinë. Deputetet të konsiderohen pa imunitet dhe t’i hapet rruga drejtësisë për të hetuar.
E kundërta ndodh me ata që tremben, duke përdorur dhe justifikime qesharake kur thonë se po reflektojnë ndryshimet kushtetuese. Është shumë e qartë se kush ka frikë nga drejtësia dhe e pengon atë, kush flet për respekt të Kushteutës dhe numrat për efekt të saj. Kanë dy Kushtetuta një si kjo dhe një si ajo që përdorën për Prokurorin e Përgjithshëm. Ata kanë kapur Prokurorin e Përgjithshëm dhe kështu korrupsioni është galopant. Kemi dy drejtësi një për politikanët dhe një për qytetarët që është e egër dhe e pamëshirshme”, tha Vasili./TPZ.AL
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1808760566090434/