TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi vijnë në rritje. Mësohet se deri sot numri i të prekurve nga arritur në 16 numri. Ndërkohë mjekët janë shprehur edhe për dy raste të tjera, për të cilat janë ende në dyshime. Sipas mjekëve mosha e fëmijëve të prekur nga fruthi është nën 1 vjeç. Ata shtojnë se kjo grupmoshë nuk e ka bërë ende vaksinën kundër fruthit.
Mjekët kanë zbuluar se rasti i parë me fruth ka ardhur nga një fëmijë që prindërit e besimit mysliman ia kanë refuzuar të gjitha vaksinat. Ky lajm është bërë publik nga vet mjekët. Dyshohet se ai është prekur në Kosovë. Fillimisht ka infektuar vëllain e pas shtrimit në spital edhe një pjesë të foshnjave që paraqiteshin në pediatri për vizitë. Deri tani nuk ka raste të renda.1200 fëmijë në Tiranë rezultojnë të pavaksinuar. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino u bën apel prindërve të kryejnë menjëherë injeksionin kundër fruthit. Ndërsa po shihet mundësia dhe nuk ka probleme, sipas specialistëve për kryerjen e vaksinës para se fëmija të mbush 1 vjeç./TPZ.AL