TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e kryeqytetit njofton se një shtetas kërcënon se do t'i jap fund jetës, për shkak se banesa ku ai jeton është në rrezik shembje.
Për të tërhequr vëmendjen e pushtetarëve, ai ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë.
Njoftimi
Më datë 18.01.2018, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër , se një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtojë veten.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku ka rezultuar se:
Në Lundër, pranë një qendre tregtare shtetasi S.D., ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënon se do të vetedëmtohet , pasi sipas tij ka rreshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpinë.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur./TPZ.AL