TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtorët e rinj të hipotekave dhe të ALUIZNI-t, do të jenë tre muaj në provë. Ky është paralajmërimi që u dha sot gjatë prezantimit të tyre në Ministrinë e Drejëtsisë, kryeministri Edi Rama. Aktiviteti ishte i organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që fjalën kryesore e mbajti kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se për herë të parë, drejtorët e Hipotekave dhe të ALUIZNI-t u zgjodhën përmes konkurimit publik.
Për Ramën të gjithë drejtorët do të jenë në provë dhe se ata duhet të punojnë fort dhe të kuptojnë e ta kenë të qartë se rrogën e fitojnë nga taksat e qytetarëve.
“Ky takim është publik, sepse është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët, të ndjekin këtë proces që ne kemi nisur për të përfunduar parazitizmin në zyrat e shtetit. Ne kemi kërkuar nga qytetarët e zakonshëm në aleancë me ta, për të hequr të gjithë grabitqarët dhe parazitët në administratë.
Të gjithë jeni në provë, nuk e keni provën as me partinë e as me qeverinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e Hipotekave. Po e ndaj ALUIZNI-n nga Hipotekat, pasi ka shembuj të mirë për të bërë ndarjen e qartë të shapit nga sheqerit.
Lufta me korrupsion do të vazhdoj çdo ditë, secili nga ju duhet ta ketë të qartë që ta fitoj rrogën nga taksat e qytetarëve.
Janë 35 punonjës hipotekash, të cilët janë nëpër gjyqe, si pasojë e platformës të qeverisjes me qytetarët. Çdo drejtor do të mbaj përgjegjësi për çdo ankesë për qytetarët”, – ka bërë të ditur Rama.