TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për TPZ.AL, ka folur ndër të tjera edhe për oligarkët që kanë rrethuar kryeministrin, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
“Mjafton të shohësh listën e gjithë koncesioneve edhe të tenderëve që fitohen, merret vesh se kush janë oligarkët; për kë punon populli shqiptarë, qeveria shqiptare. Mjafton të marrësh e të shikosh listën e zëvendës ministrave dhe të shohësh se ku kanë punuar, dhe për kë kanë shërbyer. Kjo është mëse e qartë. Kështu që kemi dhe oligarkët shqiptarë, por edhe oligarkët e Kosovës. Kemi filluar të përfaqësojmë edhe ata tani në Shqipëri. Besoj se, askush nuk e ka harruar historinë e qumështit dhe të miellit në Shqipëri, se si u falimentuan fabrikat e qumështit në Shqipëri për të pasuruar disa biznesmenë, të cilët importonin qumësht nga Serbia, se si po mbyllen fabrikat e miellit në Shqipëri dhe sa punëtor dalin pa punë për të favorizuar miellin me proteinë shumë më të ulët që vjen nga Serbia përmes kompanive kosovare” /TPZ.AL/
Intervista e plotë: