AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 18:51

Valikardhë, maskat e armatosura dhunojnë punonjësit e HEC-it

Valikardhë, maskat e armatosura dhunojnë punonjësit e HEC-it

Maskat godasin përsëri.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hidrocentralin e Valikardhës në Bulqizë, ku gjashtë punonjës janë dhunuar nga shtatë individë të armatosur dhe me maska.

Policia e Bulqizës ndodhet në vendngjarje. Dy pre tyre kanë marrë plagë të rënda dhe tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Banorë të zonës së Valikarëdhës prej kohësh kanë kundërshtuar gjithmonë ndërtimin e HEC­it dhe janë shprehur kundër ndryshimit të rrjedhës së lumit në Mat, çka sipas tyre do kishte pasoja të rënda të ekosistemit./TPZ.al/