TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka adresuar sot parlamentin e kësaj krahine. Ai lexoi një deklaratë shumë të gjatë dhe konfuze. Presidenti u shpreh se sipas referendumit, Katalonja ka të drejtë të shpallë pavarësinë. "Sipas ligjit 48 orë pas referendumit ne duhet të shpallim pavarësinë". Piugdemont tha se do të respektohet vendimi i popullit dhe Katalonja do të jetë e pavarur. Megjithatë, fill pas kësaj deklarate, ai propozoi që shpallja e pavarësisë të pezullohet për pak kohë, në mënyrë që të ketë dialog mes Katalonjës dhe Spanjës.
“Jam këtu për t’ju shpjeguar situatën politike në vend pas referendumin. Katalonia është një çështje Europiane. Sot nuk jam këtu për të kërcënuar askënd. Jemi të gjithë përgjegjës për situatën. Kam pyetur shumë persona për mendimet dhe opinionet e tyre. Ne jemi këtu sepse në 1 Tetor, Katalonja mbajti një referendum nën masa ekstreme dhune. Dua t’ju falenderoj të gjithëve që punuat për të bërë të mundur referendumin. Nuk do të destabilizojmë vendin. Ne jemi gati për dialog. Ne përfaqësojmë 7 milionë e gjysmë persona. Mardhënia jonë me Spanjën nuk ka funksionuar për shumë vite. “ u shpreh Puigdemont. / TPZ.AL/