TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama i kishte cilësuar "llum" hipotekat, duke paralajmëruar edhe ndërhyrjen me dorë të fortë aty.
Pikërisht, ky ishte mesazhi i ministres se të të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që vjen në këtë detyrë pas katër viteve të LSI-së me tre ministra të dorëhequr dhe të shkarkuar: Nasip Naço, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.
Numri një i Drejtësisë shpalli konkursin, për përmirësimin e këtij shërbimi si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv.
"Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurrimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend"- tha Gjonaj, një ish-eksperte e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit e ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore.
"Ftojmë dhe motivojmë të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike dhe postare dhe të bëhen pjesë e kësaj reformë që sapo ka nisur", - tha Gjonaj në daljen e saj mediatike. /TPZ.al/