AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 13:54

A do të shpallet sot pavarësia e Katalonjës?

A do të shpallet sot pavarësia e Katalonjës?
BBC raporton se ka spekulime të shumta, se Katalonja do të shpallë sot pavarësinë nga Spanja. Mësohet se Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, do të flasë në parlament, dhe pritet të lexojë deklaratën e pavarësisë. Spanja ka dërguar forca të shumta policore jashtë sallës së parlamentin. Presidenti i Katalonjës ka qenë nën një presion të madh ndërkombëtar, për të mos e shpallur pavarësinë. Fjalimi pritet të mbahet rreth orës 18:00. BURIMI BBC/ TPZ.AL