Desktop - General - 1
AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 19:22

1-7, kjo Shqipëri U19 nuk ka turp!

1-7, kjo Shqipëri U19 nuk ka turp!

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani pësoi një humbje të turpshme 7-1 nga Norvegjia, duke i humbur të tria ndeshjet eliminatore për Europianin 2018.

Kuqezinjtë realizuan në minutën e 14-të me anë të Burbës, ndërkohë që norvegjezët e përmbysën rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë në 1-4: Haland (2), Markoviç dhe Borhgrevnik.

Në pjesën e dytë, seria e golave nordikë vazhdoi me Ostigardin, Markoviçin dhe Pedersenin.

Në dy ndeshjet e para, Shqipëria humbi 1-0 me Ukrainën dhe po me këtë rezultat me Malin e Zi./TPZ.al/