TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakmarrje pas 48 vjetësh!
Duket si një skenar “thriller” i një filmi hollivudian e që përfundon me një kufomë të djegur.
Prokuroria e Fierit zbardhi dinamikën dhe motivin e vrasjes së teknologut të Ballshit, Shefo Duraj, i gjetur i djegur më 29 nëntor 2016, për një vrasje të realizuar nga babai i tij, Llane Duraj, në vitin 1968.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund të jetë vrarë për motive hasmërie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrarë rreth viteve 1968 një bashkëfshatarin e tij që quhej My.G dhe se djali i My.G, i cili quhet Mu. G., ka dijeni për vrasjen e shtetasit Shefo Duraj” informon Policia e Fierit.
Policia arrestoi autorin e dyshuar kësaj ngjarjeje. Ai është Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas të Mallakastrës, daja i My.G.
Krimi i Yzeirajt është makabër. Një hakmarrje plot mllef.
“Thyerja e vërejtur në kokën (e Shefo Durajt) në regjionin parietal të majtë është shkaktuar me mjetëprerëse-çarës, thyerja e brinjëve janë shkaktuar me mjete të fortë jo të mprehtë”, shkruhet akt-ekspertizën e shpërndarë për mediat.
Në orët e pasdites së 29 nëntorit 2016 në vendin e quajtur “Bregu i Shkunjëzëes”, që të çon për në fshatin Kalenjë, Mallakastër, u gjet i djegur kufoma e Shefo Duraj, me banim në fshatin Kalënjë.
Kufoma e djegur u gjet 14 ditë nga momenti kur Duraj, pasi ishte larguar nga banesa për të shkuar në punë, ishte zhdukur pa lënë gjurmë. TPZ.al/