Duke e trumbetuar si një sëmundje dhe duke pretenduar të dhëna që nuk egzistojnë, hoxhë Latifaj e ka lidhur orientimin seksual me përkatësinë kombëtare.
Sipas tij, njerëzit homoseksual, lesbikë, bisexual, transgjinor dhe interseksual janë virus të cilin duan ta injektojnë tek shoqëria kosovare.
“Vec janë tu u lodh se shqiptari nuk bahet pederr, shqiptari nuk bahet homoseksuals, bija shqiptare nuk bëhet lesbike me emër të Zotit. Ja ja ja nuk bohet, nuk bohet”, thotë hoxha teksa i nervozuar i mëshon tavolinës.
Orientimi seksual nuk ka të bëjë asgjë me kombësinë e një personi, megjithatë sipas hoxhës, disa të dhëna të Organizatës Botërore e Shëndetësisë të cilat në fakt nuk ekzistojnë “del se shqiptarët si pasojë e mungesës së martesave dhe seksit mes gjinive të kundërta rrezikon të zhduken në gjysmë milioni pas 100 viteve”.
“Edhe me e futë këtë virusin e ri, pederllakun, atëherë ne kemi me u zhdukë kena me u asimilu krejt. Allahu na faltë”, ka thënë Latifaj, teksa në sallë dëgjohet “amini” i xhematit.
Ai më pas ka bërë thirrje për vetëdijësim si masë mbrojtëse dhe më pas ka krahasuar komunitetin LGBT me kafshët.