TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetë tetori është Dita Europiane dhe Botërore kundër Dënimit me Vdekje
47 vendet e Këshilli të Evropës dhe 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë një deklaratë të përbashkët për të shënuar këtë ditë.
Deklarata nënvizon kundërshtimin e fortë të dy organizatave për dënimin me vdekje në çdo rrethanë.
Gjithashtu, deklarata u bën thirrje vendeve që ende përdorin dënimin me vdekje për të ndryshuar cdo dënim ekzistues si dhe për të futur një moratorium mbi dënimin kapital, si një hap i parë drejt heqjes së tij.
Përmes Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i Evropës ka krijuar një zonë pa dënim me vdekje që mbulon 47 vende dhe mbi 820 milionë njerëz.
Nuk ka patur asnjë ekzekutim në asnjë shtet anëtar të Këshillit të Evropës për më shumë se 20 vjet. Megjithatë në shumë vende të botës, dënimi me vdekje vazhdon të aplikohet, përshirë këtu disa shtete të SHBA-ve.
Në Shqipëri dënimi me vdekje është i paligjshëm dhe nuk aplikohet që prej vitit 1992.
Ekzekutimi i fundit në vendin tonë ka ndodhur në 25 Qershor 1992, ku u ekzekutuarn dy vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit. Ata ishin shpallur fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.
coe.int / TPZ.AL