AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 18:51

Monika Kryemadhi: Meta ka shërbyer si antiplumb për Edi Ramën

Monika Kryemadhi: Meta ka shërbyer si antiplumb për Edi Ramën

Kryetarja e Partisë "Lëvizja Socialiste për Integrim", Monika Kryemadhi, në një intervistë ekskluzive për TPZ.AL, ndër të tjera, foli edhe për mbështetjen që i ka dhënë LSI-ja, Edi Ramës gjatë katër viteve që kanë bashkëqeverisur. Kryemadhi u shpreh se Rama e përdori LSI-në për të mbrojtur veten nga grupimet brenda Partisë Socialiste .

 “Gjatë katër vitetve të kaluara, Rama, çdo kërcënim që u bënte grupeve brenda partisë vet, u thoshte, unë kam LSI-në, kam Ilir Metën, nuk më interesoni ju. Tashmë  nuk ka më  LSI-në, se Ilir Metën edhe mund ta ketë, pasi ai është President. Kam parasysh firmosjet e dekreteve që z.Meta i bëri menjëherë pa kaluar sekonda. Nëse deri dje, LSI-ja dhe Ilir Meta ishin një mburojë ‘antiplumb’ ndaj qëndrimeve apo sulmeve që i bëheshin z.Rama, sot ai nuk ka gjë tjetër më. Të vetmen mburojë që ka janë bandat e krimit të organizuar, oligarkët, të cilët u ka shtruar në tepsinë e tij qeverisëse. Çdo grup oligarkësh apo çdo grup mafioz kanë përfaqësuesit e tyre në ministri, për të ndjekur aferat e tyre korruptive dhe për të ndjekur gjithë procesin e tyre” u shpreh Kryemadhi. / TPZ.AL /
Intervista e plotë: