AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 11:14

Ministri Ahmetaj: Edi Rama e shpëtoi vendin nga çadra, sepse është shumë i përgjegjshëm

Ministri Ahmetaj: Edi Rama e shpëtoi vendin nga çadra, sepse

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, u shfaq sot përpara kamerave, me entuziazmin që e karakterizon gjithmonë dhe bëri një përshkrim të situatës ekonomike në vend.

Ahmetaj u shpreh me tone pozitive për gjendjne e ekonomisë dhe i tha gazetarëve që të mos e krahasojnë më Shqipërinë me Maqedoninë, Malin e Zi apo Bosnjes, por vetëm me Serbinë.

"Mos na krahasoni me Maqedonine, me Bosnjen apo me Malin e Zi, sepse sfidën e kemi me Serbinë".

Ahmetaj u shpreh se çadra e opozitës pati efekte negative në ekonominë e vendit, dhe për ta demonstruar këtë gjë, paraqiti përpara publikut grafikë të shumtë. Sipas Ahmetajt, ishte kryeministri Rama, të cilin ai e admiron për përgjegjshmërinë e madhe që e karakterizon, i cili e shpëtoi vendin me marrëveshjen e 18 Majit. Ahmetaj tha se menjëherë pas marrëveshjes së Ramës me opozitën, u rikthye besimi te operatorët ekonomik në vend. "Këto janë veprimet e një kryeministri të përgjegjshëm" tha ai. /TPZ.AL /