AKTUALITET, 10 Tetor 2017, 10:42

Saimir Tahiri në gjyqin e Shullazit: Përse nuk thërrisni Sali Berishën të dëshmojë?

Saimir Tahiri në gjyqin e Shullazit: Përse nuk thërrisni Sali

Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri ka dëshmuar  ditën e sotme në gjyqin e Shullazit.

Saimir Tahiri, ka thënë se nuk ka patur dijeni për kanosjen ndaj Mynyr Konit, por është vënë në dijeni për këto kërcënime, nga deklaratat publike të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Tahiri tha se prokuroria duhet të thërrasë Sali Berishën për të dëshmuar dhe se është i habitur përse një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Ditën e sotme ka patur edhe dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm, në këtë gjyq, si drejtori i policisë,Haki Cako.

Çako ka thënë se  ishte vënë në dijeni nga ministrja e arsimit, Lindita Nikolla,  për kërcënimin ndaj dy profesorëve.

/ TPZ.AL /