TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës kërkon dëshminë e ish-Kryeministrit Sali Berisha në procesin ndaj Emiliano Shullazit, i etiketuar nga ambasadori amerikan, Donald Lu, si një nga kokat e krimit në Shqipëri.
Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basah, e ka konsideruar thirrjen e paraardhësit të tij si një përpjekje të Kryeministrit Edi Rama për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet.
“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri, në sintoni të plotë me njëri-tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”, shkruan Basha në një postim në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkoi që të thirrej si dëshmitar Sali në një nga proceset më të ndërlikuara ndaj kreut të një prej bandave të strukturuara në Shqipëri, të akuzuar për krime dhe gjobvënie të ndryshme./TPZ.al/