TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë ekskluzive për TPZ.AL, ka folur edhe për bashkëshortin e saj, Presidentin e vendit, Ilir Meta. E pyetur, se përse ajo nuk ka preferuar një karrierë më të lartë politike në krahasim me bashkëshortin e saj, por e ka marrë drejtimin e LSI shumë vonë, Kryemadhi tha se prioriteti i saj kanë qenë fëmijët.
“Privilegji më i madh i imi në radhë të parë janë fëmijët, e pastaj vjen e gjithë rrethi im shoqëror. Pra, që në angazhimin tim politik, rrethi im shoqëror, miqtë, shokët, shoqet kanë qenë një privilegj, një mundësi shumë e madhe për t’u rritur profesionalisht, por nga ana tjetër për t’u rritur politikisht. Por nëse do ta shikojmë në aspektin gazetaresk, mund të them që në parajsë mund të kem një vend më të mirë se Ilir Meta”, - përfundoi kryetarja e LSI-së. /TPZ.AL/
Intervista e plotë: