TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediet italiane vazhdojnë të shkruajnë për yllin e Juventusit, Paolo Dibala dhe “mallkimin shqiptar” për argjentinasin.
Edhe portali i afërt me Juventusin, Juvelive.it, ka shkruar rreth krizës së Dibalë, i cili pas shpërthimit në javët e para të kampionatit italian, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar spektakël, është treguar i paaftë në dy momente të vështira dhe që e kanë komplikuar rrugën e bardhezinjve në Serinë A/
“Joya (nofka e Dibalës) ka gabuar dy penallti rresht në dy ndeshje: para, në transfertën e Bergamos, që mund t’i dhuronte tri pikë skuadrës, dhe dje kundër Lacios që do t’i kishte lejuar Juventusit për të barazuar në minutën e fundit. Numri 10 bardhezi duket se ka rënë në një lloj magjie, ‘një mallkimi shqiptar’”, - shkruan portali italian.
“Dibala u neutralizua nga pika e 11-metërshit nga dy portierë që vijnë nga Shqipëria: Berisha dhe Strakosha. Të dy gardianët deklaruan se i kishin studiuar penalltitë e ‘Yoja’ dhe për këtë ia dolën ta hipnotizojnë talentin bardhezi. Për fat, - vazhdon artikulli, - nuk do të ketë më portierë të ardhur nga Kombëtarja e drejtuar nga Panuçi në rrugën e Juventusit por (trajneri) Alegri duhet të mendojë të ndryshojë gjuajtësin për penalltitë e ardhshme: Higuain dhe Pjaniç para të gjithëve”, shkruan portali italian. (d.f/Tpz.al)
[caption id="attachment_7937" align="aligncenter" width="767"]
Penalltia e pritur nga Etrit Berisha ne Atalanta-Juventus 2-2[/caption]
[caption id="attachment_7860" align="aligncenter" width="767"]
Penalltia e pritur ngsa Strakosha ne Juventus-Lacio 1-2[/caption]