AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 16:03

Makina përplas dy të moshuarat, humb jetën 65-vjeçarja

Makina përplas dy të moshuarat, humb jetën 65-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 65-vjeçare ka ndodhur sot në fshatin Podgorie.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se shtetasi me inicialet J.K, teksa drejtonte makinën tip “Nissan” që shihni në foto, aksidentoi 65-vjeçaren S.Ç. dhe një 70-vjeçare B.Xh. që po kalonin rrugën.

65-vjeçarja ndërroi jetë pak minuta pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ndërsa shtetasja tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i “Nissanit” është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.