TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atentat mafioz. Vlora nuk mund të gjejë qetësi asnjëherë.
Dy të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm, pas të shtënave me kallashnikov.
Nga ajo që raportojnë burime policore, dy personat e plagosur - D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç - ishin brenda në autoveturën e tyre tip “Benz” me targa VL 63 68 C, teksa po dilnin na një pikë karburanti (ALPET) në rrugën Transballkanike. Gjjithashtu, ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë 8-vjeçar (djali i Ferdinand Llanajt)
Një nga prej dy të plagosurve është djali i Baftjar Llanajt (60 vjeç), i ekzekut.uar më 15 qershor 2011, në afërsi të Selenicës, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. I plagosuri tjetër është 50-vjeçari D.B.
Në atë atentat, mbeti i plagosur rrëndë edhe Sako Xhaferi (nga Selenica). Vrasja e Baftjar Llanajt u klasifikua për hakmarrje.
Policia është duke këqyrur vendin e ngjarjes, teksa ka inventarizuar 20 gëzhoja kallashnikovi model 56.
Aktualisht është hartuar një listë paraprake me të dyshuarit e parë./Tpz.al/
“Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.
Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç
Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
(në përditësim)
(në përditësim)