TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha pas vizitës së tij në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku mori pjesë në ekspozitën në nderim të 10 vjetorit At Zef Pllumit, se “sot na kërcënohet liria, liria dhe zgjedhjet”
“I rekomandoj kujtdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, ta shoh. Mesazhi i At Zef Pëllumit ia vlesh shumë pasi sot na kërcënohet liria, liria e zgjedhjet. Jeta dhe veprat e At Zef Pëllumit janë një kushtrim për lirinë. Si një kushtrim për njerëzit e lirë, se ja vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet”, tha ai.
Ai bëri edhe një propozim duke kërkuar që vepra e At Zef Pllumit ‘Rrno vetëm për me tregue’ duhet të jetë pjesë e teksteve shkollore për të rinjtë, ndërsa tha se mesazhi i saj është aktual.
“Veprat dhe jeta e At Zef Pëllumbit nuk e ka vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarët, pasi aty e ka vendin e keqja.”, tha Basha./Tpz.al/