TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rajmonda Bulku e ftuar në “Lart e Poshtë”, emisioni i ditës së premtë në ekranin e TVSH-së, ka folur për premierën “8 Femra” në “Teatrin Kombëtar”. Aktorja nuk la pa përmendur as jetën private, sidomos lidhjen e fortë me nipërit e saj.
Bulku, tregoi se është gjyshe shumë liberale dhe e mirë për nipërit, por jo aq e mirë për vajzën. Ajo është shprehur gjithashtu, se nipin e madh që tashmë është 7-vjeç, e merr gjithmonë në prova dhe ndihet e lumtur kur vë re se ai e ka me shumë dëshirë këtë pjesë.
Aktorja e njohur, nuk ka lënë pa kujtuar edhe kohën kur ishte e përfshirë në politikë: “Gjëja më e bukur në politikë është që t’i japësh popullit tënd vepra të mira. Po të kisha gjë në dorë tani, do të bëja diçka për artin dhe kulturën, por iku ajo kohë”, u shpreh Bulku.