TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër krim! Një tjetër arrestim për qëllim me armë zjarri. Por për fatin e R.K., e mbetur në tentativë.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të 63-vjeçarit, Mersin Lika, banues në fshatin Lisnajë, Përparim.
Ndalimi i tij në Lisnanjë erdhi pas një konflikti për motive të dobëta, pasi Lika qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.K., 56 vjeç.
Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm, ndërsa i ka gjetur Mersin Likës edhe një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krëhër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal. /Tpz.al/