AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 09:28

Durrës/ BMW-ja përplaset me karoatrecin, humb jetën durrsaku 34-vjeçar

Durrës/ BMW-ja përplaset me karoatrecin, humb jetën durrsaku

Aksidentet rrugore në Shqipëri vazhojnë të shkaktojnë viktima.

Dje, në mbrëmje (18:10), në rrugën dytësore të Xhafzotajt janë përfshirë në një aksident një makinë tip “BMW” (AA 969 DN) e drejtuar nga 34-vjeçari R.H. dhe një karoatrec (AA 484 MJ) i drejtuar nga A.M.

Sipas njoftimit të Policisë së Durrësi, humbi jetën shoferi i autoveturës, ndërsa drejtuesi i karotrecit tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal e Durrësit. /Tpz.al/