TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albi Nako, i ftuar vetëm pak ditë më parë në emisionin e pasdites te Rudina Magjistari, është përlotur nga një mesazh me video, të dërguar nga ish- bashkëshortja e tij Klaudia Pepa. Balerina e njohur tashmë dhe jashtë vendit, e quan Albi Nakon , vëllain e tij të madh. Të shumta kanë qenë reagimet e publikut ashtu si dhe të mediave për këtë deklaratë.
Ndaj si duket, i ftuar sonte në emisionin Xing me Ermalin, Albi vendos tu kundërpërgjigjet reagimeve të publikut.
Sipas Albit, arsyeja e vetme e ndarjes me Klaudian ishin prindërit e tij, të cilët nuk i le dot të vetëm në këtë moshë. “Unë jam djalë i rritur me shumë dashuri dhe shumë sakrifica nga prindërit e mi. Unë jam djalë i vetëm në shtëpi dhe për asnjë motiv të vetëm nuk do i braktisja e ti lija prindërit e mi në këtë moshë të thyer që janë. Kjo ka qenë arsyeja e ndarjes me Klaudia”.
“Më futi në shtëpinë e vet, më bëri pjesë të familjes, ishte një ndarje në paqe, me marrëveshje dhe konsensus të plotë, nuk ishte marrëveshje Rama – Basha”, -ka theksuar Albi Nako.
Gjithashtu Ermali nuk e le pa e ngacmuar për investimin që Albi ka bërë ndaj Klaudias dhe kur ajo u bë e famshme, e braktisi Nakon. Ai përgjigjet duke thënë se: “Klaudia nuk më la, e çova unë me duart e mia jashtë. Është artiste fenomenale dhe nuk mund të cenohet ashtu siç është cenuar nga publiku që nga vera, me këto mendime”, ka përfunduar Albi. tpz.al