AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 09:31

Përleshje në Katalonjë, ja ç'po ndodh në ditën e referendumit të pavarësisë

Përleshje në Katalonjë, ja ç'po ndodh në

Ditën e sotme në Katalonjë, mbahet referendumi i pavarësisë nga Spanja. Ky referendum  është shpallur i paligjshëm nga autoritetet spanjolle, por katalanasit janë të vendosur të votojnë. Shumë prej tyre e kanë kaluar natën në qendrat e votimit. Policia ka nisur ndërhyrjet, duke sekuestruar disa prej kutive të votimit.

CNN raporton se në Girona të Katalonjës, policia ka mundur të hyjë në një palester ku do të votohej për referendumin, dhe e kanë ndalur procesin. Raportohet gjithashtu se ne vendet ku është votuar, janë sekustruar rreth 7 mijë fletë votimi. Policia gjithashtu ka sekuestruar kompjuter, të cilët përdoren për monitorimin dhe numërimin e votës. Megjithatë, qeveria e Katalonjës thotë se ka një plan të dytë për numërimin e votave. Pritet që Presidenti i Katalonjës të votojë pas pak dhe ende nuk është e qartë çfarë qëndrimi do të mbajë policia ndaj tij.

Situata është shumë e tensionuar, dhe mediat ndërkombëtare raportojnë se mund të ketë përleshje dhe konflikt civil.

/TPZ.AL/