AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 15:53

Kaos në Katalonjë, 337 të plagosur pas përleshjeve me policinë

Kaos në Katalonjë, 337 të plagosur pas përleshjeve me

Burime nga zyrtarë të lartë në Katalonjë, bëjnë me dije se 337 persona janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë. Policia e dërguar nga autoritetet spanjolle, ka nisur një aksion për ndalimin e këtij referendumi, të cilin Spanja e ka konsideruar të paligjshëm dhe anti-kushtetues.

Policia ka ndaluar njerëzit të votojnë, dhe ka konfiskuar kutitë e votimit. Në kryeqytetin e Katalonjës, Barcelonën, policia ka ushtruar dhunë gjatë protestave pro referendumit.

Numri i të plagosurve u konfirmua nga zëdhënësi i shtypit për qeverinë katalanase. Nga ana tjetër, qeveria spanjolle bëri të ditur se rreth 11 policë janë plagosur.

Në orët në vijim pritet që situata të përkeqësohet, sidomos në përfundim të votimit.

BURIMI: BBC / TPZ.AL