AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 09:43

Elbasan/Rrahu pa mëshirë babain, policia arreston Shabanin

Elbasan/Rrahu pa mëshirë babain, policia arreston Shabanin

Dhuna në familje është shndërruar në një fenomen social që po njeh përmasa të pazakonta në vendin.

Policia e Elbasanit  arrestoi në flagrancë Florind Shabanin (35 vjeç), pasi dhunoi të atin e tij, 66-vjeçarin I.Sh, banues në qytetin e Elbasanit.

Ndalimi i Shabanit u bë në banesën e tij, ndërsa tashmë me dosjen e tij po merret Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Dhuna në familje” e cila sipas Kodit Penal, parashikon të paktën deri në 3 vjet burg. /Tpz.al/