TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pjesë nga intervista
“Frankfurter Rundschau”: Reforma në gjyqësor, lidhet gjithashtu me fillimin e negociatave me Brukselin për pranimin në BE. Kur mund të fillojnë ato? Rama: “Kjo nuk na është bërë asnjëherë e ditur nga BE, pasi pozicionet dhe kushtet ndryshojnë vazhdimisht. Na u tha që negociatat do të fillonin kur Reforma Kushtetuese të realizohej në kuadër të Kapitullit mbi Drejtësisë në negociata. Pra, ndryshuam Kushtetutën, por bisedimet e pranimit nuk kanë filluar. Pastaj na u tha se ligji ishte i rëndësishëm për komisionet e vettingut. Pastaj na u tha se ishin të rëndësishme zgjedhjet parlamentare, që ne të çelnim negociatat. Tani kemi bërë gjithçka, dhe do shohim se çfarë do të ndodhë. Nisja e bisedimeve mund të ndodhë vitin e ardhshëm nëse Këshilli i BE-së jep një mendim pozitiv, por mund të mos ndodhë as vitin e ardhshëm. Procesi i zgjerimit, është bërë gjithnjë e më i padrejtë, dhe më pak i parashikueshëm për shtetet kandidate. Dhe ky nuk është një problem i Shqipërinë, ai ka të bëjë me vetë Europën. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka folur në fjalimin e tij “Gjendja e Unionit” mbi perspektivën e zgjerimit. Megjithatë, në letrën e tij drejtuar Presidentit të Këshillit, ai përmendi vetëm Serbinë dhe Malin e Zi për mundësinë e anëtarësimit në vitin 2025, ndërsa Shqipërinë as që e zuri në gojë”. “Frankfurter Rundschau”: A prisni një ndryshim të kursit në strategjinë e zgjerimit? Rama: “Unë nuk pres diçka të tillë. Problemi nuk është ajo që thotë, por ajo që bën Evropa. Në rastin tonë është krejtësisht e padrejtë, sepse ne jemi një shtet anëtar i NATO-s. Mali i Zi është anëtarësuar në aleancë shumë më vonë. Për më tepër, ne jemi shumë më përpara Malit të Zi në kapitujt vendimtarë që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Serbia gjithashtu duhet të vazhdojë t’i kryejë këto reforma. Ne i kemi realizuar ato tashmë. Është diçka fantastike që negociohet. Por është thjesht e padrejtë që ne nuk po negociojmë. Nuk e kuptoj këtë frikë të pabesueshme të udhëheqësve europianë, kur e lidhin vazhdimisht fillimin e negociatave të pranimit në union, me zgjedhjet në vendet e tyre apo rebelimin e opinionit publik. Kjo është çmenduri. Do të qe ende e kuptueshme që vetë anëtarësimi të shtyhet disi. Por kjo ka të bëjë me negociatat. Dhe negociatat, janë diçka që vetëm sa na ndihmon në rrugëtimin tonë”. “Frankfurter Rundschau”: A e shihni veten si një mbrojtës të shqiptarëve në rajon, pasi ju shohim të flisni shpesh në emër të tyre? Rama: “Do të kisha thënë të njëjtën gjë edhe nëse do të kishte të njëjtën padrejtësi ndaj serbëve. Nëse Serbia do të qe e izoluar, do të thosha sërish: Ç’është kjo marrëzi? Por gjatë muajve të fundit, partitë shqiptare nga Maqedonia erdhën këtu në Tiranë që t’i ndihmonit të arrinin një marrëveshje. Ata janë shqiptarë nga një vend fqinj. Kështu që unë ju pyes nëse e konsideroni veten si mbrojtës të shqiptarëve. Së fundmi jemi në Ballkan, ku mendimi etnik është në qendër, dhe është i lidhur me çështjet e stabilitetit dhe integritetit të territoreve shtetërore. Unë nuk mendoj se do të shpërthente ndonjë skandal, në rast se qeveria austriake do të punonte për austriakët jashtë shtetit, dhe shqiptarët në Maqedoni nuk janë një minoritet, por një komb shtet-formues. Nëse ne i ndihmojmë ata, ndihmojmë edhe konsolidimin e shtetit maqedonas”.