TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një total prej 2.775 emigrantësh dhe refugjatësh kanë gjetur vdekjen në detin Mesdhe nga fillimi i këtij viti. Shifrën e frikshme e bëri të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Emigracionin (OIM) në Gjenevë.
Nga fillimi i vitit dhe deri më sot, 142.913 emigrantë dhe refugjatë synuan të futeshin në Europë nga deti, ndërsa më shumë se 75% prej tyre zgjodhën Italinë.
Gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ishin regjistruar 318.791 mbërritje, kujton OIM. Nga 1 janari deri më 11 tetor 2016, OIM kishte regjistruar 3.193 persona të vdekur. (d.f/Tpz.al)