TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj, i cili përfaqëson Partinë Demokratike, mori pjesë në konsultën për buxhetin në qytetin e Vlorës.
“Shumë do të thonë se përse unë si përfaqësues i PD-së kam ardhur në këtë takim. Bashkia Selenicë nuk e ka pasur vëmendjen nga Qeveria. Do të doja të dija, a do të jetë prioritet zhvillimi i zonave rurale. Bashkia jone në 80% merret me bujqësi dhe blegtori. Nga 140 milionë lekë që na ka dhënë shteti, 100 milionë lekë të reja i kam hedhur në bujqësi. Ka një diferencë dhe kontrast i madh midis zonave urbane dhe rurale. Shkoni Orikum dhe nuk ndaleni asnjëherë në Selenicë, vetëm një përrua na ndan”, tha Hetemaj.
“Mos ki merak nesër më ke aty, - tha Rama. - Bashkia e Selenicës është për t;u përgëzuar do të marre më shumë financime, sesa disa bashki socialiste, pasi nuk ka bërë asnjë shpenzim të tepërt pas ndarjes së re administrative. Do të bëjmë 100 milionë dollarë nga ky program për zonat në rurale. Nga programi i Bankës Botërore, 70% do të zhvillohet në Vlorë dhe pjesa tjetër në Berat dhe Gjirokastër. Për ne, bashkëqeverisja me njerëzit, do të jetë pa asnjë dallim. Përsa i përket zonës rurale, e kemi thënë që do të jetë shumë e rëndësishëm, duke filluar nga ato pjesë rurale që mund të sjellë impakt më të shpejtë si turistik ashtu dhe ekonomik.
Përsa u përket për financimet direkt për bujqësinë, mjafton që personi i zgjedhur në Bashkinë tuaj të jetë i gatshëm dhe bashkëpunues me ministrin dhe ju do ta shikoni që do t’u japë prioritet”, - tha Rama. (TPZ.AL)