TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një lajmi në programin Nieuwsuur të Televizionit Kombëtar të Hollandës, në të cilin shefi i Policisë së Rotterdamit Frank Paauw lajmëroi se në tre vite mafia shqiptare ka rritur ndjeshëm aktivitetin e saj në Hollandë, deputetët e Partisë Liberal –konservatore VVD Foort van Oosten dhe Malik Azmani i kanë dërguar Kuvendit pyetje për Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus.
Sipas Nieuwsuur, aktiviteti kriminal shqipatrë në Hollandë ëshët trefishuar nga 300 ngjarje kriminale në vitin 2015 në një mijë në vitin 2016. Shefi i policisë së Rotterdamit deklaroi se:
Kokaina dhe trafikimi I qënieve njerëzore jan biznesi I tyre kryesorë. Ato kanë një rol të spikatur dhe bashkëpunojnë me grupe të etnive të tjera, Kriminelët shqiptarë si brenda dhe jashët Evropës, po rriten si grup në trafikimin e drogës në Hollandë.
Deputetët hollandez Van Oosten dhe Azmani kanë kërkuar sqarime nga ministri në lidhje me deklaratat e bëra nga Paauw, dhe nëse është e kujdesshëm të presëshRaportin e monitorimit të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili do të publikohet në dhjetor, për heqjen e vizave ndaj Shqipërisë.
Pyetjet e dy deputetëve liberal.konservativë ndjekin pyetjet e tre deputetëve Kristian-demokratë të drejtuar njësoj për Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, në fudn ët gushtit, pasi gazeta De telegraff ngriti alarmin për rritjen e paransië së mafias shqipatrë në Hollandë, rritja e së cilës përkoi për periudhën në të cilën Shqipëria ra pre e kultivimit masiv të kanabisit nën mbrotjen e dukshme të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kohët e fundit është akuzuar për lidhje me organizatat shqiptare të trafikimit të drogës me veprim në Itali.
Atëherë, përgjigjia mospërfillëse e ambasadores së Shqipërisë në Hollandë Adia Sakiqi shkaktoi jo pak mërzi, dhe tani duket se faktet nuk mund të shpërfillen më
Tani që dy partitë liberal-konservative VVD, pjesë e shumicës dhe partia e Kryeministrit Mark Rutte, dhe partia e opozitës Christian demokratike CD kanë folur hapur mbi rivlerësimin e përjashtimin statusi I lëvizjes pa viza, duket se është një platform e gjërë dhe mundësisht një shumicë, që Parlamenti hollandez të vendosë për anullimin e saj.
Sikurse Exit.al ka sqaruar, sipas ndryshimeve të fundit të BE-së, një shumicë e thjeshtë e vendeve të BE-së mund të kërkojë vendosjen e përkohshme të vizave për zonën Shengen, dhe të detyrojë Komisionin Evropian të rinegociojë me vendin në fjalë. Duke konsideruar faktin se Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Hollanda të gjtiha kanë raportuar fuqizimin serioz të krimit shqiptar, kjo masë nuk mund të përjashtohet, megjithatë do të varet shumë nga monitorimi i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor./Exit.al