TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeredaktori i gjithë medias shqiptare, Edi Rama me gjuhën e hipokrizisë, u shfaq në Konferencën e organizuar nga Komisioni Europian duke bërë herë parimorin dhe herë eruditin. Kryeministri njeriu që pak ditë më parë iu drejtua reporterëve të thjeshtë me fjalë fyese dhe denigruese, tipike të një rrugaçi. “Ju nuk dini, lexoni, thërrisni mendjes, nuk kuptoni, jeni të paaftë, budallenj, pyetje idiote, të paditur ”. Në konferencë, Kryeministri citoi edhe gazetarë të njohur, sa nga Polonia sa nga Italia. “Fjalët vrasin të parat, plumbat vijnë mbrapa”- ka thënë një gazetar polak. Ati themelues i gazetarisë italiane thoshte se kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur dhe po flas për Shqipërinë ku media gjenerohet nga të pasurit.” Por, Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë duke përfshirë edhe Bjellorusinë, që posedon një televizion të vetin (ERTV), tek i cili shpalos të vërtetën e tij propagandistike.
Ky Kryeministër miklon me leje ndërtimi, konçensione dhe favore të tjera pronarët e mediave në Shqipëri duke i vënë gjithë televizionet në vend, nën thundrën e çënsurës. “Kazani mediatik vlon në këtë katundin tonë mediatik” u drejtohet ai atyre pak gazetarëve që kanë ende kurajo personale të mos blihen nga lekët e qeverisë.
Me këto fjalë ai ka intimiduar njësoj edhe kundërshtarët politik edhe denoncuesit, edhe gazetarët që prej 4 vitesh ngrenë zërin për konçensionet që u jepen klientëve të pushtetit, dhe kanabizimi total që ka mbërthyer gjithë sipërfaqen e vendit. Të njëjtat fjalë ai i përdor edhe kundër prokurorisë kur kërkon arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij.
Është fyese për çdo gazetar në Shqipëri që uzurpatori më i madh i medias mban fjalën i pari në një konferencë për lirinë e medias. Sigurisht aty duhet të flisnin gazetarët për dhjetra emisione të censuruara dhe të mbyllura qëkurse Rama u bë Kryeministër në vitin 2013. Ky favor i bërë për Edi Ramën i përket ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vllahutin. Kjo e fundit njihet si një mbështetëse e madhe e Kryeministrit dhe pavarësisht se çka ndodhur me kanabizimin zonja Vlahutin ska thënë ende asnjë fjalë.
Edi Rama përdor edhe financimet e bashkimit Europian nëpërmjet ish partneres së tij Delina Ficos dhe një rrjeti shoqatash dhe OJF-ësh, të cilat projektet e tyre ua japin mediave dhe gazetarëve që i bëjnë fresk qeverisë.
Në konferencën për shtyp me komisionerin e zgjerimit Johanes Hahn bëri përshtypje distanca e zyrtarit Europian me atë çka ndodh në të vërtet në Shqipëri.
“Shqipëria është në rrugën e duhur” tha ai duke nënkuptuar punën e qeverisë, “por integrimi duhet të jetë detyrë kombëtare e të gjithëve”, nënkuptoi zoti Hahn duke nënkuptuar largqoftë se kundërshtarët e Edi Ramës janë ata që po pengojnë integrimin.
Sot Edi Rama arriti një tjetër fitore ndaj gazetarëve, dhe fitore të tilla janë humbje për Shqipërinë. Komisioni Europian është bërë palë dhe pjesë në humbjen e radhës të qytetarëve shqiptar./TPZ.AL/J.O