TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, u pyet sot nga gazetarët e huaj, nëse pranë kabinetit të tij, punonte si këshilltar, edhe ish Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Por Rama, iu përgjigj gazetarit duke thurrur lavde për shtetin e Kroacisë. Kjo shkaktoi emocione të forta tek ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila është me origjinë nga Kroacia. Ajo u fiksua nga kamerat, teksa nuk përmbahej nga gëzimi i fjalëve të kryeministrit.
“Kroacia është një vend i jashtëzakonshëm, për ne është një shembull fantastik për mënyrën sesi ta ndjekim këtë ambicie.” – u shpreh Rama.
Nisur nga dashuria për Kroacinë, kryeministri Rama, konfirmoi gjithashtu se ish kryeministri Zoran Milanoviç e këshillon për shumë çështje.
“Zoran është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim kur ka qënë kryeministër, dhe i kam kërkuar këshillim sa herë që ta takoj. Më duhet të them që ai është kaq i mirë me mua, sa më duhet të them që Zoran nuk është asnjëherë i vonë kur jep këshillat e tij.” – përfundoi deklaratën e tij kryeministri Rama.
/TPZ.AL/
[gallery columns="1" ids="18485,18484,18483,18482,18481,18480,18479"]