TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Berisha, ka lënë sallën e parlamentit dhe ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe atij serb, Vuçiç se po sulmojnë shqiptarët e Preshevës.
Berisha: Qëndrimet albanofobe të Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo dyshe politikanësh, të dashuruar sëfundmi, kanë ndërmarrë masa ndër më të egrat ndaj shipqtarëve të Bujanocit, Preshevës, dhe Medgjevës. Regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar të gjithë zyrtarët lokal në Luginën e Preshevës. Në të njëjtën kohë, forca albanofobike dënojnë me 750 vjet burg, shqiptarët në procesin e Kumanovës. Ky është një proces i stisur nga shërbimet sekrete të Maqedonisë. Kam kërkuar dhe kërkoj një hetim ndërkombëtar ndëshkimin e të gjithë skenarëve të albanofobëve.
/TPZ.AL/