AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 11:37

Koço Kokëdhima: Rama, një karagjoz me çitjane

Koço Kokëdhima: Rama, një karagjoz me çitjane

Koço Kokëdhima i ka kërkuar kryeministrit Rama që të bëjë sa më shpejt transparente aftësinë e qeverisë së tij për të përballuar përrmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera me të cilat parashikohet të përballet vendi këtë dimër.

Çitjanet e Ramës nuk do t’i ndalojnë fatkeqësitë që po na vijnë nga dimri

Ndërkohë që kryeministri, në përpjekje për t’u ikur skandaleve me krimin dhe korrupsionin që po i plasin në oborr çdo ditë, shfaqet si karagjoz me çitjane dhe u vë taksë puseve të ujit, ndërkombëtarët ngrenë një tjetër alarm për popullin shqiptar. Dje u publikua “Raporti Botëror i Riskut për vitin 2017”, i cili e rendit Shqipërinë si vendin më të rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Shqipëria rrezikon të preket nga fatkeqësitë natyrore më shumë se çdo vend tjetër në kontinent. Në renditjen globale, vendi ynë është i 39-i, përkrah shteteve si Xhibuti dhe Zimbabve. Por ajo që është më alarmante dhe që implikon këtë qeveri të çitjaneve dhe të drogës është, se vendi ynë ka performancën më të keqe për sa i përket menaxhimit të situatës në rast fatkeqësish natyrore. Madje, në këtë drejtim, vendi ynë ka bërë hapa prapa, pasi një vit më parë, rreziku vlerësohej më i ulët.

ZGJIDHJA, duke ju referuar edhe të dhënave të observatorëve meteorologjikë që parashikojnë në rajon dhe vendin tonë një dimër me shumë reshje dhe të ashpër, i kërkon kryeministrit, që të bëjë sa më shpejt transparente, aftësinë e qeverisë së tij për të përballuar këtë vit përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera që nuk vijnë vetëm nga moti, por edhe nga papërgjegjshmëria e institucioneve qendrore dhe e pushtetit lokal.

ZGJIDHJA i kërkon qeverisë të krijojë urgjent një Task Forcë me synim parandalimin e asaj që ka ndodhur çdo vit; mijëra hektarë tokë e përmbytur dhe humbje të pallogaritshme të popullatës në të mbjella, bagëti dhe në shtëpitë e tyre“, shkruan Koço.