AKTUALITET, 9 Nëntor 2017, 12:28

Trondit sërish gjyqtarja Enkelejda Hoxha, liron një tjetër të dënuar

Trondit sërish gjyqtarja Enkelejda Hoxha, liron një tjetër

 

Ilir Paja ëshët emri i një tjetër të dënuari të liruar nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha. Pak ditë më parë e njëjta gjyqtare liroi Genci Tafilin.

Sipas të dhënave të para të përfshirë në këtë lirim janë edhe autoritetet e mjeksisë ligjore të cilët kanë çuar raporte shëndetësore për të dënuarin. Ilir Paja është liruar me masën qëndrim në shtëpi ndërsa i kishte mbetur edhe një vit burg për të kryer.

Disa vite më parë në një ngjarje të rëndë të ndodhur tek farmacia 10 në Tiranë, Ilir Paja i arratisur nga burgjet italiane tentoi të egzekutonte një efektiv policie i cili kishte shkuar ta arrestonte.

TPZ.AL