Ka nisur me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës seanca e sotme plenare.
Pas interpelancës me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro të thërritur nga deputeti i PS-së, Alket Hyseni në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me ndërtimet në parkun e Butrintit, fjalën e ka kërkuar deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
Ajo ka kërkuar fjalën për procedurë, por ndërsa ka filluar të flasë, i është ndërprerë fjala nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
"Doni të bëni interpelanca të sajuara për të tërhequr vëmendjen…”, vetëm kaq ka thënë Vokshi, ndërsa kreu i Kuvendit e ka kuptuar ‘motivin’ e fjalës së saj duke i thënë se nuk është për procedurë. “Ndërpritet fonia”, tha Ruçi.
Kaq ka mjaftuar që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho të reagojë dhe të kërkojë fjalën për deputeten Vokshi. Nga ana e tij Ruci e ka paralajmëruar Vokshin disa herë që të lirojë foltoren e Kuvendit, por kjo e fundit nuk ka lëvizur. Teksa e ka paralajmëruar për marrjen e masës disiplinore, Ruçi e ka ndërprerë seancën për 5 minuta.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=9iSaIPc20EI