AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 15:24

Jashanica midis yjeve, mbrojtësi i Skënderbeut në “UEFA Dream Team”

Jashanica midis yjeve, mbrojtësi i Skënderbeut në “UEFA

Një shqiptar përfshihet mes yjeve në Europa League.

Bëhet fjalë për një nga futbollit e Skënderbeu që po përjeton një moment të artë në karrierë dhe është pikërisht qendërmbrojtësi Bajram Jashanica.

“Kosovari shkëlqeu në prapavijën korçare dhe ngjiti shkallët e renditjes së përgjithshme në Europa League, ndërsa Skënderbeu nuk pësoi gol ndaj Partizanit. Shtatë ndërprerje të aksioneve kundërshtare, pesë duele ajrore të fituar dhe katër spastrime zone, ishin disa nga statistikat e tij impresionuese në mbrojtje”, shkruan UEFA në faqen e saj zyrtare.