TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Saimir Tahiri, i cili po hetohet si bashkëpuntor në trafikun e drogës, ka marrë pjesë ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Mandateve. Ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku u shfaq në emisionin Opinion dhe u përlot disa herë, Tahiri sot ka qenë mjaft agresiv në fjalën e tij. Ai i ka drejtuar pyetje prokurorëve me një ton të lartë, duke kërkuar me forcë përgjigje të cilat prokurorët nuk dëshironin t'i jepnin.
Bashkë me sjelljen e Tahirit, ka ndryshuar edhe sjellja e mazhorancës. Ndryshe nga ditët e mëparshme kur dukej se Tahiri ishte braktisur nga kolegët dhe nga kryeministri Rama, ditën e sotme, deputetët e PS-së e kanë mbrojtur Tahirin, edhe me pyetje që shkonin në kufirin e absurdit. Ende nuk është marrë vendimi i Komisionit të Mandateve, por opozita po hedh akuza se Rama dhe mazhoranca po mundohen të pengojnë drejtësinë.
/TPZ.AL/